Sunday, 5. April 2026
Sport

Tifozët e Milanit nervozohen keq me lojtarët: Ikni!

GS 19/04/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Milanit është eliminuar nga Europa League, pasi u mposht në të dyja ndeshjet nga Roma e De Rossit.

Ndeshja e parë në San Siro u mbyll me fitoren e Romës me rezultatin 0-1, teksa sot triumfuan me rezultatin 2-1, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, lojtarët e Milanit u afruan tek tifozët – por ata nuk u mirëpritën, madje edhe u ofenduan dhe fishkëllyen.

“Nxirrni topat tuaj jashtë”, ishte kori i tyre.

Ja pamjet:

 

Teilen: