Real Madridi u kritikua shumë për mënyrën e të luajturit kundër Mançester Sitit në ndeshjen e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Championsit. Në lidhje me këtë ka folur ish-futbollisti dhe analisti Tierri Henri, i cili deklaroi se Siti dominoi lojën, por sipas tij mënyra si u mbrojt Reali ishte fantastike.
“Unë e di që Mançester Siti kishte topin dhe sulmoi gjatë gjithë kohës, por mënyra se si Reali mbrohej ishte thjesht mahnitëse. Ka diçka që quhet mbrojtje. Ju mund ta kontrolloni lojën duke u mbrojtur mirë. E di që njerëzit do të thonë se Siti ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është pjesë e lojës. Mendoj se skuadra më e mirë, skuadra që mbrohej mirë, kaloi”, deklaroi Henri.
PANORAMASPORT.AL