• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kardinale: Milani nuk shitet, investoj për të fituar përsëri

22/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të derbit shumë të frikshëm që mund t’i japë yllit të dytë Interit, pronari i Milanit, Xherri Kardinalde, i cili pritet në tribunën në “San Siro”, dha një intervistë për “Il Sole 24 Ore” . Ai garantoi se do të mbetet në klubin për një kohë të gjatë, duke menduar për mundësinë e rritjes sportive dhe ekonomike dhe gjithmonë duke synuar fitoren.

kardinale

Si e shikoni situatën e Milanit? A nuk jemi në krye të kampionatit?

Jemi ende në vendin e dytë. Qëllimi im është të ndërtoj një realitet solid dhe fitues. Soliditeti financiar dhe autonomia janë kushte të nevojshme për të fituar në mënyrë të shëndetshme. Milani ka hapësirë të jashtëzakonshme për rritje sporti dhe marzhe të mëdha për përmirësim nga pikëpamja ekonomike.

A do ta shisni Milanin?

Pse duhet të heq dorë nga pronësia? Nuk ka bisedime me asnjë investitor që mund të marrë kontrollin apo menaxhimin e Milanit. torë individualë italianë që janë tifozë. Unë i kam kërkuar gjithashtu “New York Yankees” që të investojnë një pjesë të vogël të aksioneve së bashku me “RedBird” si pjesë e bashkëpunimit tonë të përgjithshëm, duke pasur parasysh partneritetin e fortë 25-vjeçar që kam Mendoj se do të qëndroj për një kohë të gjatë.

A jeni ju pronari i vërtetë i klubit?

Do të doja të sqaroja faktet një herë e mirë: “RedBird” është aksionari kontrollues i 99.93 për qind të aksioneve te Milani. 0.07% e mbetur përbëhet nga investime ta. Po me fondin “Elliott”, çfarë do të ndodhë? “Elliott” i dha një kredi “RedBird”- it me një afat tre-vjeçar dhe tarifa qeverisjeje zero. Nuk spekulojmë dhe 40 për qind i kompanive që menaxhojmë kanë lindur të gjitha nga zero. Bilancet minimalisht janë në barazi ndaj jemi me fitime pozitive kudo. Kjo flet qartë për besueshmërinë e “RedBird”-it.

A do të jetë Milani pjesë e platformës “Yes Network”?

Sporti është një nga elementët themelorë të idesë sime për një platformë. Portofoli ynë i aktiviteteve sportive përfaqëson një vlerë totale prej 30 miliardë dollarësh nga të cilat 5 miliardë dollarë janë për kompanitë që kemi krijuar pasi unë besoj në modelin e partneritetit publik privat, i cili bazohet në bashkimin mes komuniteteve dhe mes atyre që kanë para dhe atyre që nuk kanë. Milani është shembulli i përsosur sepse është njëkohësisht biznes dhe një ekip futbolli.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Olympiacos shënon dy gola të shpejtë ndaj Milanit në finale të Ligës së Kampionëve për të rinj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.