Friday, 10. April 2026
Sport

Edhe West Hami pas Gimenezit

GS 23/04/2024 1 Min. Lesezeit

West Ham është duke përgatitur ofertë për sulmuesin eFeynoordit, Santiago Gimenez, i cili është duke u ndjekur edhe nga Arsenali, Tottenhami dhe Milani.

Siç raporton Football Insider, Çekanët kanë zhvilluar bisedime me agjentët e tij edhe gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar, por që një marrëveshje nuk ishte arritur mes klubeve.

Megjithatë, Arsenali, Tottenhami dhe Milan gjithashtu janë duke i mbajtur sytë te sulmuesi meksikan.

Gimenez ka shkëlqyer në fanellën e ekipit holandez, duke realizuar 47 gola në 85 paraqitje në të gjtiha garat.

Teilen: