• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadani do të jetë gati për Monzan

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylber Ramadani pritet të jetë i gatshëm për duelin që skuadra e tij, Lecce e luan këtë vikend ndaj Monzas në kuadër të Serie A.

Klubi i Lecces të martën ka bërë një njoftim në lidhje me situatën e Ramadanit, i cili thuhet se ka tejkaluar shqetësimin që e kishte dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Lucca Gotti.

Ramadani shkaku i një lëndimi në qafë nuk luajti fare në fitoren e Lecces 3:0 në udhëtim te Sassuolo vikendin e fundit. Ramadani është njëri prej lojtarëve kyç këtë edicion te Lecce, ekip që të shtunën luan në shtëpi me Monzan në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

“Lecce njofton se Ylber Ramadani pritet së shpejti të jetë në dispozicion të trajnerit Gotti”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e ekipit italian.

Ramadani verën e shkuar iu bashkua Lecces nga Aberdeeni i Skocisë dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026. Në 30 ndeshje të luajtura në Serie A, Ramadani ka shënuar 1 gol kurse Lecce zë vendin e 13-të me 35 pikë të grumbulluara.

27-vjeçari ka edhe 34 ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Shqipërisë dhe 1 gol të shënuar.

 

Next Post

Presidenti i Juventusit “ngacmon” Interin: Titullin e 20’të ne e kemi fituar në vitin 1982

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.