• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi i madh anglez interesohet për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë shpejt, në drejtim të Interit, mund të shkojë një ofertë për Allessandro Bastonin. Mediat e huaja, bëjnë me dije, se Manchester United është duke ndjekur me vëmendje situatën e qendërmbrojtësit italian, kështu që në merkaton e verës, nuk përjashtohet mundësia që djajtë e kuq të trokasin me plot 60 milionë euro në dyert e kampionëve të Italisë.

Klubi anglez synon të përforcohet në prapavijë dhe synimi është afrimi i një lojtari të ri, që të garantojë shumë sezone nga e ardhmja. Bastoni është vetëm 25 vjeç, kështu që parë nga ky aspect, përmbush kriteret e 20 herë kampionëve të Anglisë.

Qetësia, maturia, apo edhe siguria që Bastoni zotëron si lojtar, i kanë bindur gjithmonë e më shumë drejtuesit e klubit të United, të cilët, vlerën e kartonit të italianit, e konsierojnë pikërisht 60 milionë euro.

Megjithatë, nga ana tjetër, duket shumë e vështirë që Interi të bindet me 60 milionë euro. Madje, Bastoni, as që konsiderohet në listën e atyre lojtarëve që mund të lartohen nga zikaltërit, pasi ai cilësohet si një prej gurëve të themelit të skuadrës. Përgjatë sezoneve të fundit, produkti i akademisë së Atalantës, e ka përforcuar gjithmonë e më tepër pozicionin e tij në organikën e Interit. Në verën që lamë pas, mbrojtësi rinovoi kontratën, deri në vitin 2028-të, kurse vlera e tij në tregun e merkatos, konsiderohet 70 milionë euro.

Next Post

Debutoi me fitore në stolin e Kombëtares U-17, Shkëmbi: Ndeshja ndaj Sllovenisë ishte një test pozitiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.