Janë disa arsye të forta që kanë kushtëzuar vazhdimësinë e Ksavi Hernandezit edhe për një sezon si trajner i Barcelonës. U deshën dy takime, fillimisht me drejtorin sportiv Deko dhe më pas me të gjithë kupolën drejtuese të klubit që të arrihej në përfundimin që Ksavi do të vazhdojë edhe për një vit.
TAKIMI I AVANCUAR – Takimi mes Ksavit dhe Joan Laportës shkoi siç ishte planifikuar. Pas takimit me Dekon, drejtor sportiv i klubit, dhe trajnerin e Barçës në “Ciutat Esportiva”, Laporta donte ta zgjidhte çështjen në shtëpinë e tij dhe i thirri të dy së bashku me Rafa Justen, zv.presidenti dhe Alehandro Eçevarrian, njeriu më i besuar nga presidenti i katalanasve. Objektivi ishte marrja e një vendimi përfundimtar për të shuar thashethemet dhe spekulimet, gjë që u arrit.
BESIMI I PLOTË – Udhëheqja sportive e Barçës kishte ruajtur gjithmonë besimin te Ksavi. Drejtuesit madje ata ndërmjetësuan edhe me palë të treta për të bindur trajnerin. Në javët e fundit, trajneri ka shqyrtuar mundësinë e rishqyrtimit të pozicionit të tij, duke parë se besimi ishte i dyanshëm.
ALTERNATIVA MË E MIRË – Ky ishte mesazhi që Laporta i ka transmetuar Ksavit në më shumë se një rast. Presidenti, duke parë se nuk mundi të nënshkruante me asnjë nga trajnerët që ai i konsideronte “top”, nuk pa asnjë tjetër të aftë për të përmirësuar një skuadër që Ksavi e njeh shumë mirë.
MBËSHTETJA NGA LOJTARËT – Pa dyshim një pikë shumë e fortë ka qenë besimi i plotë që skuadra ka në trajnerin. Të gjithë nga më të rinjtë te më veteranët e kanë ftuar trajnerin të reflektojë. Dhe me sa duket edhe dëshira e tyre është përmbushur.
PANORAMASPORT.AL