Wednesday, 11. November 2026
Sport

Masat për stinën e dimrit në Lezhë, mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile, kërkohet angazhim maksimal

GS 11/11/2026 2 Min. Lesezeit

Institucionet në Qarkun e Lezhës kanë nisur përgatitjet për përballimin e emergjencave gjatë dimrit. Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile u diskutua koordinimi i masave për përmbytjet, reshjet e dendura të shiut dhe dëborën. Prefekti Taulant Malshi kërkoi gatishmëri dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat për të minimizuar pasojat e mundshme.

“Janë shfaqur probleme me arxhjaturat, shitës, probleme me urat me kolektorët përkatës, kanalet kulluese apo problematika të përsëritura nga drenazhimi i ujërave”, deklaroi Taulant Malshi, prefekt i Qarkut Lezhë. Në takim u theksua rëndësia e pastrimit dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese për parandalimin e përmbytjeve. Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Artur Topi, kërkoi gjithashtu që bashkitë të sigurojnë mjetet dhe kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjencash.

“Çdo bashki duhet të ketë një pasqyrë të qartë të mjeteve pajisjeve dhe burimeve njerëzore që ka në dispozicion. Mjetet e rënda, bërë pasueset, pompat e ujit, gjeneratorët, mjetet e transportit dhe dhe evakuimit duhet të jenë funksionale dhe të gatshme për aktivizimin në çdo moment”, tha Artur Topi, përfaqësues i AKMC.

Përfaqësuesit e bashkive dhe institucioneve raportuan mbi masat dhe kapacitetet në dispozicion, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe ndërhyrjes në kohë për përballimin e emergjencave te dimrit.

/RTSH/

Teilen: