Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij.
Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.
Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Të Kuqtë” e Liverpool, përveç garës “kokë më kokë”, për titullin kampion, në elitën e futbollit anglez, tashmë do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendit, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.
Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove.