Friday, 27. March 2026
Sport

Festë nga divani, “dhelprat” e trajnerit italian rikthehen në Premier Ligë

GS 26/04/2024 1 Min. Lesezeit

Leister Siti rikthehet zyrtarisht në Premier Ligë. Disfata 4-0 e Lids në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj QPR, i ka siguruar “biletën” e kthimit në elitë “dhelprave” të Enco Mareskës.  

Mareska

Leister kryeson kampionatin me 94 pikë, teksa ka siguruar matematikisht renditjen në një nga dy vendet e para që të ngjit automatikisht në elitën e futbollit anglez.  

premier lige

Vetëm 1 sezon zgjati aventura në Championsship, teksa ruajtja e bërthamës së skuadrës që sezonin e shkuar ishte në Premier Ligë dha frytet pozitive. Vardi këtë sezon ka shënuar 16 gola. Meritë për këtë ngjitje të menjëhershme ka padyshim edhe trajneri italian Enco Mareska.  

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: