Trajneri kosovar, Ismet Munishi i ftuar në ‘Blic Interview’ prodhim i GazetaBlic, foli për të ardhmen e tij.
Munishi i cili prej kohësh nuk e ushtron profesionin e trajnerit ka rrëfyer se profesionin e tij do ta orientoj në një tjetër dimension të futbollit.
Ish trajneri i shumë skuadrave të njohura kosovare si Prishtina, Gjilani e Ballkani thotë se po bashkëpunon me një agjension të menaxhmentit të lojtarëve, ku po shikon lojtarë për këtë kompani, teksa nuk e përjashton mundësinë e aranzhimit jashtë Kosovës.
“Këto ditë vazhdojë me analizë, jemi në bashkëpunim me një agjension të menaxhmentit të futbollistëve, jemi duke bashkëpunu me ta, tash jam edhe nën umbrellën e tyre, prezantimin do ta bëjmë së shpejti, por që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi, në këtë kohë po shikoj lojtarë për këtë agjension dhe në ndërkohë po shikoj për të aranzhuar diçka mundësisht jashtë Kosovës. Kam zgjedhur të pushoj pak se pak ta dikton edhe tempo e karrierës, unë nuk kam pas pushim kurrë dhe rrethanat që filluan të bëhen në futbollin e Kosovës, atëherë zgjedha ma mirë pak pushim”, zbuloi Munishi në BlicInterview.
Kujtojmë që skuadra e fundit në të cilën ishte në krye Ismet Munishi ishte skuadra e Ferizajt.
/GazetaBlic/