Leicester City ka siguruar promovimin nga Champion Ship në Premier League falë humbjes tronditëse 4-0 të Leeds United ndaj QPR të premten.
I pozicionuar në krye të kampionatit me 94 pikë dhe me dy ndeshje për t’u luajtur ende, Leicester e dinte se një fitore të dielën jashtë Preston North End do t’i siguronte kthimin në nivelin më të lartë të futbollit në Angli, pavarësisht nga rezultatet e tjera gjatë fundjavës.
Por ngjitja u përshpejtua nga humbja e Leeds ndaj QPR të premten në mbrëmje, me tifozët e Leicesterit që mund të fillojnë festimet e tyre pasi matematikisht klubi i Midlands nuk mund të përfundojë më poshtë se i dyti në ligë, duke siguruar kështu promovimin automatik në Premier League.
Ka qenë një fushatë mbresëlënëse për Leicesterin, i cili ishte në gjendje të mbante së bashku bërthamën e skuadrës që u rrëzua nga Premier League, me disa përforcime të dukshme.
Sulmuesi legjendar Jamie Vardy është ende në krye të grupi dhe ka shënuar 16 gola në Champions këtë sezon. Ai është asistuar me aftësi nga anësorët e mrekullueshëm Issahaku Fatawu (gjashtë gola) dhe Stephy Mavididi (12 gola).
Kiernan Dewsbury-Hall ka shënuar 12 gola ndërsa elementë si mesfushori Harry Winks dhe mbrojtësit Jannik Vestergaard, Wout Faes dhe Ricardo Pereira kanë kontribuarqë kjo skuadër e cilësisë së Premierligës të kthehet menjëherë atje ku e ka vendin që në tentativën e parë.
Leeds është ende i dyti në renditje (90 pikë), por Ipswich i vendit të tretë (89 pikë) ka dy ndeshje më pak. Më tej në ligë, Southampton, West Brom dhe Norwich mbushin vendet e mbetura të playoff-it.