• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klop “bekon” Slotin te Liverpuli: Nëse gabojmë sot me Uest Hemin…

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri në largim i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka mbështetur publikisht Arne Slotin, si njeriun që pritet të bëhet pasardhësi i tij në “Anfield Road”, duke e përshkruar shefin e Fejnordit si një trajner dhe djalë të mirë. Gjermani pranoi se holandezi do të ishte një zgjedhje e mirë për “reds”-at.

klop

“Mail Sport” raportoi se si klubi holandez është gati të mbyllë një marrëveshje me Liverpulin që menaxheri i tyre të bëhet shefi i ri i Liverpulit brenda 48 orëve të ardhshme dhe bisedimet e avancuara mes dy klubeve kanë vazhduar edhe pasditen e djeshme. Pritet që gjithçka të mbyllet pozitivisht, ndërsa edhe vetë trajneri 45-vjeçar e pranoi dëshirën e tij për të zëvendësuar Klopin në fund të këtij sezoni mbrëmjen e së enjtes, pasi ai njoftoi se do të largohet.

Përpara ndeshjes së sotme me Uest Hemin, Klop tha: “Unë nuk jam i përfshirë në proces, thjesht për ta sqaruar këtë”, tha Klop. “(Por) më pëlqen shumë nëse është ai. Ai dëshiron të marrë këtë punë. Le të shkojmë drejt saj. Jemi të emocionuar. Mua më pëlqen mënyra se si ekipi i tij luan futboll. Të gjitha gjërat që dëgjoj për të si djalë, ai është një djalë i mirë. Disa njerëz që njoh e njohin, por unë nuk e njoh ende. Disa njerëz më thonë se ai është një djalë vërtet i mirë. Më pëlqen shumë kjo gjë. Është trajner i mirë, djalë i mirë. Mezi pres për klubin nëse ai është zgjidhja apo njeriu i duhur. Unë jam më se i lumtur. Nuk më takon mua t’i gjykoj këto gjëra, por mua më tingëllon shumë mirë. Kjo është puna më e mirë në botë, klubi më i mirë në botë. Klubi ka hapësirë për përmirësim. Është një punë e shkëlqyer, skuadër e shkëlqyer, njerëz fantastikë. Ai do të merrte një punë vërtetë interesante”.

liv

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Diamant” i së ardhmes, spanjollët kërkojnë një tjetër “yll” për “Galaktikën” e tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.