• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

30/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse kohët e fundit kanë qarkulluar spekulime mbi të ardhmen e Robert Lewandowskit, polaku rikonfirmon besnikërinë e tij ndaj Barcelonës.

Lewandowski ka kontratë me katalunasit edhe për dy vite dhe vendosmëria e tij është të vazhdojë të jetë pikë kyçe e klubit.

Sulmuesi polaku ka një keqardhje të madhe, që nuk e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2020.

Qendërsulmuesit iu mohua ky çmim i merituar për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i detyroi organizatorët të mos e jepnin fare “Topin e Artë”, i cili vitin e ardhshëm i shkoi, mes polemikave, Lionel Messit.

“Së fundi një mik më dërgoi disa statistika. Shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 viteve dhe 2021. A duhet ta marr tani ‘Topin e Artë’ 2020? Do të ishte një gjë e mrekullueshme, do ta pranoja çmimin. Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë, fituam gjithçka. Nuk do të ndihesha i ofenduar nëse ma japin tani atë që e kam merituar, do të ishte një nder i madh. Nuk jam i zemëruar apo i trishtuar sepse më mungon ky trofe, por ndjenja ime është se në njërin nga ato dy vite duhej ta kisha fituar”, tha fillimisht ai.

Tutje, sulmuesi i Barcelonës u pyes se kush mund ta fitojë këtë vit “Topin e Artë”.

“Kush do ta fitojë këtë vit? Është e vështirë të thuhet, sepse Kampionati Evropian dhe ndeshjet e fundit vendimtare të Champions League janë ende përpara. Por, për momentin, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham janë lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë për mua”, përfundoi polaku për “Sport Bild”.

Në 29 paraqitjet e këtij edicioni në La Liga, Lewandowski ka shënuar 13 gola e ka bërë tetë asistime.

Next Post

GOOOL: Barcelona përmbys gjithçka, Lewandowski shënon ndaj Valencias

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.