Thursday, 23. April 2026
Sport

Juventusi synon t’i rinovojë kontratën talentit

GS 22/05/2024 1 Min. Lesezeit

Juventus ka nisur manovrat e para të merkatos dhe në qendër të vëmendjes është talenti 19-vjeçar turk, Kenan Yildiz.

Këtë sezon, në debutimin e tij me bardhezinjtë, turku ka realizuar 4 gola në 31 ndeshje.

Kontrata aktuale e Yildiz skadon në vitin 2027, por Juventus kërkon t’ia shtyjë atë edhe me një vit (2028).

Ndaj, palët kanë nisur nga bisedimet për të hedhur firmën në kontratën e re.

Për ta bindur, bardhezinjtë do t’i japin fanellën me numrin 10 (mban nr.15), pasi e konsiderojnë si një lider në të ardhmen. Yildiz edhe pse shumë ndeshje i ka nisur nga stoli, ka treguar talentin e tij në Serie A.

Sipas “Tuttosport”, lojtari është gati të ndërmarrë hapin e madh, por kërkon edhe më shumë garanci. Natyrisht që këtë gjë mund t’ia japë vetëm trajneri i ri, por duket se gjithçka është e sistemuar.

Teilen: