Sunday, 22. March 2026
Sport

Arrihet akordi, një tjetër sulmues shqiptar drejt kampionëve të Spartës së Pragës

GS 27/05/2024 1 Min. Lesezeit

Shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te Sparta e Pragës. Sulmuesi që është aktualisht pjesë e Rapidit të Bukureshtit pritet t’i bashkohet skuadrës kampione të Çekisë, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.  

ermal-krasniqi-780x439

“Telegrafi” mëson se Sparta e Pragës po ofron dy milionë euro për kartonin e Krasniqit. Dy klubet janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje. Anësori 25-vjeçar ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2025, teksa vlera e tij aktuale sipas “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milion euro. 

KRASNIQI

Sezonin 2023/24, Krasniqi te Rapid Bukureshti e mbylli me gjashtë gola dhe pesë asistime – statistika këto të shkëlqyera, duke ditur se ai kompletoi transferimin në janar të këtij viti. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: