SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkrelin, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg dhe 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale banorëve të fshatit Stajkë, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.
Prokuroria pretendon se kryebashkiaku ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për infrastrukturën e energjisë elektrike, duke i përdorur ato për përfitime politike gjatë fushatës zgjedhore.
Seanca për paraqitjen e mbrojtjes është caktuar më 19 nëntor, në orën 10:00.
Në përfundim të procesit, gjykata do të vendosë mbi kërkesën e SPAK dhe përgjegjësinë penale të të pandehurit.
/rtsh.al/