Thursday, 12. November 2026
Sport

Ndërtohet ura e re në Peqin, rikthehet lidhja me 7 fshatra

GS 12/11/2026 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar ndërtimi i urës së re metalike të tipit Bailey në Peqin, duke rikthyer lidhjen infrastrukturore për banorët e disa fshatrave të zonës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila njofton se Batalioni i Xhenios ka përfunduar ndërtimin e urës me gjatësi 24 metra dhe kapacitet mbajtës deri në 10 ton.

Vënia në funksion e saj lehtëson qarkullimin dhe përmirëson aksesin e banorëve të fshatrave Karinë, Drungaj, Sinametaj, Triballie, Thartor, Garunjë e Vogël dhe Vrap drejt shërbimeve bazë.

Ndërtimi i urës është realizuar nga Batalioni i Xhenios, në kuadër të angazhimit të Komandës Mbështetëse pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur komunitetet dhe për të përmirësuar infrastrukturën në shërbim të qytetarëve.

/rtsh.al/

Teilen: