• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i ardhshëm i Juventusit gati ta nisë me bujë/ Tiago Mota djeg Kiezën, vë Zirkzen prioritet

28/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni 2023-2024 është arkivuar tashmë me shumë tema rrënqethëse në radhët e Juventusit, duke nisur nga divorci i parakohshëm i trajneri Masimiliano Alegri, që përshëndeti me tension, por edhe me një Kupë Italie, e cila gjithsesi zbuti disi dhimbjet e një faze të dytë me një rrugëtim të denjë të një skuadre që luftonte për mbijetesë.

kieza

Gjithsesi, edhe sezoni i ri që pritet të nisë mund të ketë shumë shkëndija të rrezikshme në Torino. Trajneri i ri, Tiago Mota, ai i cili pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, është gati që të bëjë ndryshime të mëdha, por duke nisur edhe nga sakrifica të mëdha, të paktën për syrin e tifozëve. Sipas lajmeve të djeshme që media italiane konfirmon në kor, italo-braziliani është gati që të djegë një nga kampionët dhe lojtarët më të fortë të “Zonjës së Vjetër”.

Bëhet fjalë për Federiko Kiezën, sulmuesin që është në vitin e fundit të kontratës së tij me Juventusin, por ndoshta bisedimet për rinovim, me ardhjen e Motës ndoshta mund të ndërpriten ku kanë mbetur. Trajneri i ri nuk është një fans i numrit 7 të “Zonjës së Vjetër” dhe i ka nënvizuar drejtorit sportiv, Kristiano Xhuntoli, se edhe mund ta sakrifikojë në merkato. Dy të paprekshmit e tij në sulmin e Juves janë vetëm Dushan Vlahoviç dhe Kenan Jildiz, me këtë të fundit që si nga klubi, ashtu sikurse edhe nga Tiago Mota shihet si lojtari nga ku duhet të rindërtohet skuadra e të ardhmes.

Në të njëjtën kohë, ideja e italobrazilianit është ajo që me paratë e mundshme nga shitja e Kiezës të arrihet te sulmuesi i tij i besuar në Bolonja, Joshua Zirkze, ndonëse Mota është gati që të thotë “po” edhe për një rikthim të bujshëm si ai i Alvaro Moratës, që në ditët e fundit i është vetofruar sërish Juventusit. Madje, trajneri i ardhshëm i Juventusi i ka kërkuar kohë klubit që të mos nxitohet as për bisedime dhe akorde të mundshme me të rinj ta talentuar që “Zonja e Vjetër” ka në pronësi, për Matias Soulenë mbi të gjithë të tjerët, pasi fillimisht kërkon të flasë dhe t’i shohë në aksion, lidhur me gatishmërinë dhe përshtatjen në atë që do të jetë grupi i skuadrës së ardhshme. Shkurt, në Torino do të jetë një verë shumë e rrëmujshme…

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Henry tregon se çfarë i duhet Arsenalit për titullin e kampionit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.