Takimi i parë mes presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o me trajnerin e ri të kombëtares, Marc Brys nuk shkoi sipas pritshmërive. Brys, i cili u emërua në postin e trajnerit të Kamerunit në muajin prill nga Ministri i Sporteve, u përfshi në një debat të ashpër me ish-futbollistin e famshëm.
Eto’o, kërkoi t’i bënte të qartë trajnerit se në atë post ishte vetëm prej sugjerimit të tij dhe jo prej politikës. Eto’o e këshilloi trajnerin që të sillej me respekt, ashtu siç do të bënte po të ishte në vendin e tij, Belgjikë.
“Zotëri, unë jam presidenti i Federatës. Je këtu vetëm prej sugjerimit tim, jo sepse dikush tjetër dëshironte kështu. Në Kamerun nuk bëhet politikë, këtë e bën vetëm presidenti i këtij vendi. Unë jam presidenti i Federatës dhe mbaj përgjegjësi për veprimet e tua.
Mos më flit mua me këtë gjuhë, ulu dhe nisim të punojmë. Ku mendon se je këtu? Unë kam qenë një lojtar i jashtëzakonshëm”, ishin fjalët e Eto’o drejtuar trajnerit të ri.
/ss