Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në aksin rrugor Kreshpan–Cakran, në Fier.
Për ngjarjen është arrestuar një 59-vjeçar, me inicialet A. N., banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës 55-vjeçarin.
I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Teilen: