Thursday, 12. November 2026
Sport

Basketboll, xhiro nis të premten

GS 12/11/2026 1 Min. Lesezeit

Për dallim prej tetë xhirove të mëparshme që janë zhvilluar në fundjavë, xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll nis të premten dhe përfundon të dielën mbrëma.

Sigal Prishtina – Vëllaznimi është ndeshja hapëse e xhiros, e cila luhet të premten nga ora 17:30 në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve në kryeqytet.

Xhiro vazhdon të shtunën me një përballje, atë ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit që nis në orën 19:30 dhe luhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërkohë, të dielën zhvillohen dy përballjet e fundit të kësaj xhiroje, Peja – Trepça që nis nga ora 17:00 dhe Bashkimi – Rahoveci 029 prej orës 19:30.

Teilen: