• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pas transferimit të Mbappes, Reali synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi pritet të ketë një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, pasi disa prurje të reja pritet të zyrtarizohen siç janë Kylian Mbappe dhe Endrick.

Sidoqoftë, këta dy lojtarë pritet që të mos jenë të vetmit që gjiganti spanjoll do t’i transferojë për sezonin e ardhshëm, pasi planet janë që të bëjnë një lëvizje konkrete për yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Davies ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit për krahun e majtë të mbrojtjes tash e sa kohë, dhe pasi që kontrata e tij me Bayernin do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm, ata synojnë transferimin e kanadezit me një çmim të përgjysmuar.

Gjiganti bavarez do të pranojë shitjen e Daviesit këtë verë në rast se dy palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Sipas Relevo, Real Madridi janë të vendosur për të nënshkruar me Davies këtë verë, por ata do ta bëjnë këtë vetëm për më pak se 40 milionë euro.

Drejtuesit e klubit madrilen janë të relaksuar sa i përket kësaj situate, pasi ata nuk kanë nevojë urgjentë për të arritur një marrëveshje tani meqenëse ajo pozitë është e mbuluar nga Ferland Mendy dhe Fran Garcia, ndonëse preferenca e tyre mbetet që Davies të bëhet pjesë e ekipit.

Në momentin që arrihet marrëveshja me Bayernin sa i përket shumës së transferimit, atëherë marrëveshja me gjasë do të përfundonte shpejt pasi që Davies tashmë është pajtuar në lidhje me kushtet financiare me Real Madridin.

Next Post

E KRYER/ Do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare, ja kush është trajneri i ri i Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.