ka premtuar që të zbardhë të ardhmen përpara Europianit, do të vihet përballë drejtorit sportiv bardhezi, Kristiano Xhuntoli, dhe madamë Veronikës, të ëmës menaxhere, të cilët do të hapin letrat në tavolinë dhe do të provojnë të gjejnë një akord të ri të asaj marrëveshjeje me Juventusin që përfundon më 30 qershor.
Sigurisht që në Torino do të vlerësojnë të gjitha çështjet me kujdes, duke nisur nga kostot, vlerat teknike dhe mbi të gjitha mundësitë që mund t’i ofrojë merkato, nëse mund ta zëvendësojnë ose jo, pasi Rabio është një nga pak “top player”-at që ka në dispozicion “Zonja e Vjetër”. Në të njëjtën kohë, edhe trajneri i ardhshëm, Tiago Mota, ka në axhendën e tij një takim me vetë futbollistin, në pritje që do të firmosë kontratën, por sigurisht që në fund fjala e fundit do i takojë Adrien Rabiosë dhe të ëmës së tij, e cila ka një peshë shumë të madhe ndikimi tek i biri.
PSE RINOVON…
1 – E para lidhet me faktin se mes Adrien Rabiosë dhe Juventusit ka një marrëdhënie shumë të fortë që shkon përtej kontratës. Sezonin e kaluar, ai firmosi edhe për një tjetër vit pasi marrëveshja i kishte skaduar, pasi nuk kërkoi që të lërë klubin në një moment shumë të vështirë, por nga ana tjetër, edhe pse në vështirësi financiare, Juvja i ofroi të njëjtën pagë të majme që përfitonte, 7 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Madje, vetë Rabio kundërshtoi edhe të ëmën, e cila kishte kërkuar të paktën 3 milionë euro bonuse vetëm për firmën 1-vjeçare.
2 – Pavarësisht marrëdhënies fantastike me ishtrajnerin Masimiliano Alegri, të gjithë mendonin se largimi i livornezit mund të largonte edhe francezin, por vetë Rabio garantoi se e ardhmja e tij nuk varej nga ky divorc. Për më shumë, në Torino do të mbërrijë një si Tiago Mota, me të cilin francezi jo vetëm ka qenë një mik i ngushtë që në kohët e PSG-së, por edhe dy shtyllat e mesfushës së parisienëve. Kështu që mund të kuptohet edhe lidhja e fortë që do të ekzistonte sërish mes futbollistit dhe trajnerit të ri të Juves.
3 – Rabio kishte nënvizuar se për të ishte shumë e rëndësishme, pavarësisht aspektit ekonomik se, kërkonte një skuadër që duhej të luante në Champions dhe Juventusi e arriti këtë. Për më shumë, ata nga viti 2025 mund të luajnë edhe formatin e ri të Botërorit të Klubeve.
4 – Juventusi dhe drejtori Xhuntoli duhet të kuptojnë se një mesfushor me cilësitë e Rabiosë nuk mund të gjendet në merkato për më pak se 40-50 milionë euro. Kështu që sa të lodhen të kërkojnë një zëvendësues qoftë edhe për 25-30 milionë euro, nëse i shtojmë këtu edhe pagën e teksat do të bënin pak a shumë të njëjtin investim si me mesfushorin francez, kështu që Juves i bie më mirë të mbajë një lojtar me eksperiencë që të njohë ambientin, sesa të vërë bast te një tjetër që përveç aspektit financiar duhet marrë parasysh edhe rreziku nëse do të ambientohej shpejt dhe do të kishte vazhdimësi. …
DHE PSE JO
1 – Nga Europa, shumë prej klubeve të mëdha që janë vënë në ndjekje të Adrien Rabiosë, si Bajerni i Mynihut, Barcelona, por edhe Arsenal e Mançester Junajtid janë gati që të dyfishojnë ofertën financiare të Juves, duke kaluar 10 milionët në sezon, por në të njëjtën kohë janë gati të paguajnë edhe bonusin e firmës prej 10 milionësh që kërkon e ëma menaxhere.
2 – Juventusi, edhe pse është rikthyer në Champions dhe premton të ndryshojë shumë për sezonin e ardhshëm nuk ofron garanci të mëdha që mund të luftojë për titullin në Serinë A dhe aq më pak për Ligën e Kampioneve. Kështu që për një lojtar 29-vjeçar kjo nuk është pak.
3 – Premier Liga është kampionati që ai ka dashur të konkurrojë gjithmonë, siç e ka pranuar në çdo intervistë dhe natyrisht që rrallë herë klubet e mëdha angleze janë gati të investojnë te një lojtar që i ka kaluar të 30-at, kështu që ky është momenti i duhur për të bërë realitet dëshirën e tij profesionale për të sprovuar veten.
4 – Dhe pika e fundit dhe më e rëndësishmja, e ëma… Veronik Rabio nuk do më që djali i saj të vazhdojë në radhët e Juventusit, sepse për të e ardhmja sportive dhe pa dyshim edhe ajo financiare kalojnë gjithë të tjerat, duke parë edhe profesionin e saj si menaxhere. Sipas saj, për Adrienin është koha që të mendojë të sigurojë të ardhmen dhe do të jetë njeriu që mund të kundërshtojë me forcë rinovimin me Juventusin, duke parë ofertat pa fund nga Europa.
PANORAMASPORT.AL