Saturday, 25. April 2026
Sport

Fiorentina bie në minutën e 116-të, Olympiacos fiton Conference Leaguen 

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Olympiacos Piraeus është fitues i trofeut të Conference League në futboll. 

Një finale e luftuar mes skuadrës greke Olympiacos Piraeus dhe asaj italiane, që u zhvillua në stadiumin “OPAP Arena” në Athinë.

Olympiacos ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës nga Firenca. 

Përballja në kohën e rregullt përfundoi me rrjetat e paprekura por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, fati sportiv ia ktheu shpinë skuadrës italiane.

Në minutën e 116-të Ayoub El Kaabi realizoi për skuadrën greke dhe për triumfin e madh. 

Goli u pranua pasi që u shikua VAR-i ku u pa se nuk bëhej fjalë për pozitë jashtë loje.

Fiorentina e pafat dhe Olympiacos fiton trofeun e parë të kësaj gare.

Finalja e dytë rresht që Fiorerntina e humbi në Conference League.

Teilen: