• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Emre Can: Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, është koha të flasim në fushë

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Regjisori” i Borusia Dortmund, Emre Can, konsiderohet si “shtylla” e mesfushës së ekipit të Edin Terzic pas largimit të Jude Bellingham.

Në vigjilje të finales kundër Realit, 30-vjeçari ka hedhur fokusin nga data 1 qershor.

“Loja e tyre në Mynih i përmbledh të gjitha. Bayerni i dominoi në ndeshjen e parë, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 2-2. Duket sikur Reali nuk dorëzohet kurrë dhe këtë e kanë kthyer në normalitet. Kjo është arsyeja përse duhet të tregoheni të kujdesshëm kundër madrilenëve”, tha Emre Can.

“Ndeshja kundër PSV-së na shërbeu në shumë aspekte. Aty hodhëm rrënjë të forta se mund të shkonim lart, e cila rezultoi e saktë. Edhe trajneri Terzic na përmendi finalen e Londrës. Duket se ai e paska nuhatur që herët rrugëtimin tonë. Më pas u përballëm me rivalë të kalibrit botëror si Atletiko apo PSG-ja. Ne jemi ndeshur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë, duke nisur prej fazës së grupeve. Na ka mbetur edhe një ndeshje nga objektivi madhor. Tashmë koha të flasim në fushë”, përfundoi mesfushori i Dortmundit

Next Post

Fitore historike! Olimpiakosi mund me shtesa Fiorentinën dhe bën të tijën Ligën e Konferencës (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.