Saturday, 25. April 2026
Sport

VIDEO/ Thyhet rekordi, Lionel Mesi nuk kishte humbur asnjë ndeshje prej 2021-shit kur ai realizonte gol…

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Inter Majemi është mposhtur me shifrat 1-3 nga Atlanta Utd në ndeshjen e vlefshme për kampionatin amerikan, MLS.mesi

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Lionel Mesi në minutën e 62′ falë një asisti të Serxhi Buskets.

Por në këtë sfidë, argjentinasi ka thyer një rekord që e mbante që nga 16 maji i 2021 kohë kur luante me Barcelonën.

“Pleshti” nuk kishte humbur asnjë ndeshje kur ai kishte shënuar gol që nga ajo periudhë. Pra në çdo ndeshje që Mesi ka luajtur me skuadra (jo me Argjentinën) dhe ka shënuar gol, ose ka fituar ose ka barazuar por asnjëherë humbur që nga 2021 dhe deri dje. Një rekord i frikshëm ky i fituesit për herë të 8 të “Topit të Artë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: