• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të gjithë adhurojnë MekKenan, Ipsuiçi e “lan në ar”

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I psuiç Tauni do ta bëjë Kieran MekKenan e shumëkërkuar një nga menaxherët më të paguar në Premier Ligë, për ta blinduar atë. 38-vjeçari ka një mori klubesh që kërkojnë shërbimet e tij pasi ai udhëhoqi “Tractor Boys” drejt ngjitjeve të njëpasnjëshme.

skysports-premier-league-championship_6563543

Mançester Junajtid, Çelsi dhe Brajtoni kanë bërë të gjithë vlerësime paraprake mbi trajneri e talentuar të ri. Ai tashmë paguhet me rreth 1.2 milionë paund në vit, që ishte një nga pagat më të larta në Championship. Por sipas “The Sun”, bordi i dëshpëruar i Ipsuiçit po lufton fort për të vijuar bashkëpunimin me të dhe po i ofron atij një kontratë të re të çmendur për një klub si ta, me vlerë 5 milionë paund në vit gjatë katër sezoneve të ardhshme. Dhe pavarësisht se nuk ka drejtuar kurrë një ndeshje në elitën e futbollit anglez dhe do të debutojë pikërisht këtë sezon, kjo do ta vendoste MekKenan në të njëjtën shkallë me disa prej trajnerëve me pagat më të larta të Premier Ligës.

Pep Guardiola e justifikoi pagën e tij prej 20 milionë paundësh në vit duke ndjekur suksesin e tripletës sezonin e kaluar dhe duke e udhëhequr Mançester Sitin drejt titullit të katërt radhazi këtë sezon. Mauricio Poçetino kishte nderin të ishte trajneri i tretë më i paguar në Premier Ligë me një pagë vjetore prej 10.4 milionë paundësh përpara largimit të tij nga Çelsi javën e kaluar. Dhe mbetet për t’u parë saktësisht se çfarë rroge do të përfitojë zëvendësuesi i tij, Enco Mareska, pasi termat financiare vijojnë të diskutohen mes italianit dhe Çelsit, i cili pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon në “Stamford Bridge”. Largimi i argjentinasit nga Londra tani e zhvendos Mikel Artetën e Arsenalit, menjëherë pas Guardiolës, ashtu siç Arsenali u rendit sërish këtë sezon në Premier Ligë.

Erik ten Hag, e ardhmja e të cilit në stolin e Mançester Junajtid është gjithashtu në dyshim, fiton 9 milionë paund në vit, ndërsa menaxheri i ri i Liverpulit, Arne Slot, ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 6.85 milionë paund në vit. Unai Emeri, pasi rinovoi kontratën me Aston Vilës tani paguhet me 8 milionë paund në vit pasi kualifikoi “Villains” për herë të parë në Champions. Pas këtij grupi do të renditet MekKena, duke iu bashkuar kolegëve si Shon Dajç i Evertonit dhe Ange Postekoglu i Totenhemit në grupin e teknikëve që paguhen me 5 milionë paund në vit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Optimizëm te Dortmundi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.