Sunday, 26. April 2026
Sport

VIDEO/ Festë e çmendur! Kompletohet Seria A, kush është skuadra e fundit e ngjitur në elitën e futbollit italian

GS 02/06/2024 1 Min. Lesezeit

Venecia është skuadra e fundit e ngjitur në Serinë A. Lojtarët e lagunës mundën Kremonezen me rezultatin 1-0 falë golit të Gytkjaer në minutën e 24 dhe për këtë arsye rikthehen në elitën e futbollit shqiptar dy vjet pas herës së fundit. 

Venecia

Skuadra e drejtuar nga Paolo Vanoli fitoi “Play- Off”-in dhe bashkohet me Parma dhe Komo në Serinë A. 

Dueli i parë i zhvilluar në stadiumin e Kremonezes përfundoi me rezultatin 0-0, ndërkohë që në finalen e kthimit të “Play-Off”-it ishin vendasit e Venecias që triumfuan me rezultatin 1-0, duke e shndërruar mbrëmjen e sotme në një festë të çmendur.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: