Visar Gjikolli ka fituar në mënyrë spektakolare në garën e parë në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike.
Gjikolli i i Eurogoma RT pati kohën më të mirë prej 01:10:899 minuta, ndërsa nuk pati asnjë penallti.
Edhe në pozitat 2 dhe 3 u renditën anëtarët e Eurogoma RT, Rafael Thaçi (01:11.369) e Genc Macula (01:13.600).
Paraqitje të mirë patën edhe: Agron Borovci, Artan Blakqori, Valon Jaha, Blendi Smajli, Veton Berisha e Agron Bllaca.
Në konkurrencën ekipore e para u rendit Eurogoma RT para Prishtina RT e AK Vjosa.