Thursday, 22. October 2026
Sport

Pse nuk u pastruan në dhomat e zhveshjes lojtarët e Dortmundit? Zbulohet arsyeja

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

Borussia Dortmund nuk i përdori dushet e stadiumit pas ndeshjes ndaj Sabah FK, të cilën e fitoi me rezultat 1:2.

Sipas raportimit të mediumit gjerman “BILD Sport”, vendimi erdhi si masë paraprake për shkak të shqetësimeve për praninë e mundshme të baktereve “Legionella” në sistemin e furnizimit me ujë.

Për këtë arsye, futbollistët e skuadrës gjermane u pastruan në hotelin ku ishte akomoduar ekipi, në vend që t’i përdornin ambientet e stadiumit.

Kujtojmë që skuadra e Sabah FK nga Azerbajxhani po luan për herë të parë në histori në kompeticionin e UEFA Champions League.

Teilen: