Thursday, 22. October 2026
Sport

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gjermani Julian Nagelsmann është kandidati kryesor për t’u emëruar trajner i Manchester Unitedit, nëse Michael Carrick shkarkohet, kanë raportuar mediumet angleze.

Humbja 4:1 në Ligën e Kampionëve nga Como, ka vazhduar serinë e Unitedit në shtatë ndeshje pa fitore, duke vënë seriozisht në dyshim të ardhmen e Carrickut.

Kështu që, Nagelsmann pritet ta zëvendësojë Carrickun, i cili sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchesterit deri në fund të këtij muaji.

Po ashtu, edhe Nagelsmann është shprehur i gatshëm dhe ka dhënë sinjale pozitive për të marrë drejtimin e ekipit nga Premier League.

Nagelsmann 39-vjeçar, muaj më parë u largua nga posti i selektorit të Gjermanisë, ndërsa si trajner ka punuar te Bayern Muncheni e Leipzigu.

 

Teilen: