Ardian Ismajli nuk ka qenë ndër të preferuarit e trajnerit Abate në këtë fillim sezoni te Torino, megjithatë mbrojtësi kuqezi ishte titullar në sfidën e fundit ndaj Parmës dhe një nga më të dalluarit në fushë.
Trajneri Abate, ka shpjeguar vendimin për të aktivizuar nga minuta e parë Ardian Ismajlin në ndeshjen ndaj Parmës, duke zbuluar se mbrojtësi shqiptar ishte kthyer nga grumbullimi me kombëtaren me një problem në gju.
Tekniku i Torinos foli për zgjedhjen e tij në repartin defensiv, duke theksuar se gjendja e Ismajlit ishte përmirësuar ndjeshëm gjatë javës dhe se futbollisti ishte gati për të luajtur si titullar.
“Ismajli është kthyer nga kombëtarja me një problem në gju, por gjatë kësaj jave e kam parë vërtet shumë mirë. Prandaj është e drejtë që të luajë nga minuta e parë. Lojtarët e dinë se i trajtoj të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe jam i bindur se do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer”, u shpreh Abate.
Kështu, pavarësisht shqetësimit fizik që kishte pasur pas angazhimeve me kombëtaren, mbrojtësi shqiptar fitoi besimin e trajnerit, i cili vlerësoi përmirësimin e tij gjatë ditëve të fundit dhe vendosi ta përfshinte në formacionin titullar të Torinos përballë Parmës.