Një ngjarje e paprecedente ka ndodhur ditën e mërkurë në kampin e Gjermanisë. Portieri MarkAndre ter Shtegen ka reaguar në media shumë i nervozuar në lidhje me numrin “1” te “pancerat”. Julian Nagelsman e ka konfirmuar se pavarësisht mungesës së gjatë në kombëtare, Manuel Nojer do të jetë titullar në Kampionatin Europian.
Është fakt se në disa raste përpara kompeticioneve madhore në rang ndërkombëtar, kapiteni i Bajernit rikuperohet në kohë rekord, ndërsa gardiani i katalanasve është “dergjur” në stol, e ku “Euro 2024” u analizua si “treni” i fundit ku 32-vjeçari mund të shpresonte për të luajtur rol protagonist në kuadratin e Gjermanisë.
PAKËNAQËSIA E TER SHTEGEN – “Është shumë zhgënjyese dhe situatë e pakëndshme që unë të vijojë të jem zgjidhje dytësore te kombëtarja. Në fund është një trajner i cili vendos se kush do të luajë dhe kush do të kontribuojë nga pankina. Edhe pse kam rezervat e mija, sërish duhet të ul kokën dhe të jap më të mirën time”, tha MarkAndre.
Pak çaste më vonë nga ky prononcim ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Manuelit.
REAGIMI I NOJER – “Problemi i portierit te Gjermania nuk është diçka e re.
Dua të jem i drejtpërdrejtë, hera e parë që kam dëgjuar ku një trajner lejon për të luajtur dy portierë në përfaqësuese. Më vjen keq për Mark-Andre.
Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe ka qenë konsistentë në vitet e fundit. Ne gëzojmë respekt të ndërsjelltë, pavarësisht situatave”, e mbylli lojtari me numër “1” te Bajern Mynih. Fillimisht trajneri Nagelsman “bekoi” Ter Shtegen për Europianin, por pas riaftësimit të gardianit bavarez, skenarët pësuan ndryshim.