• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Carvajal mirëpret Mbappen: Do të na ndihmojë shumë, ende nuk e kam marr veten nga Championsi

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nënshkrimi i Kylian Mbappe nga Real Madrid është tashmë zyrtar dhe për këtë arsye “Los Blancos” tani mund të flasin hapur për shokun e tyre të ri të skuadrës.

Tashmë disa lojtarë e kanë mirëpritur, sidomos në rrjetet sociale. Një nga të fundit që foli për këtë çështje ishte Dani Carvajal.

Kapiteni i Real Madrid u intervistua të mërkurën dhe ndau shkurtimisht përshtypjet e tij për ardhjen e parisienit: “Jemi shumë të lumtur me afrimin e Mbappe. Do ta presim me shumë entuziazëm, ai është një lojtar i madh. Do të na ndihmojë.-tha lojtari i lindur në Leganés.

Së fundmi, i pyetur nëse e ka marrë veten nga festimet për “Decimoquinta” që është trofeu i 15-të i Championsit, ai u përgjigj:

“Nuk do ta besoni, kam nevojë për orë të tëra gjumë”.

Carvajal nuk do të ketë shumë kohë për të pushuar, pasi do t’i bashkohet kampit stërvitor të përfaqësueses spanjolle me mendjen e tij tashmë në Kampionatin Evropian, i cili fillon javën e ardhshme.

Next Post

“Më kujtohet goli i Lahm në 2006”, Kimish: Ëndërroj fitoren e Europianit në shtëpi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.