• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Halili flet për objektivat e Tiranës

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Grent Halili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp ku u prezantuan drejtorin e ri të Tiranës Agim Ibraimi dhe trajneri Bledi Shkëmbi. Ndër të tjera, zyrtari i Tiranës zbuloi se Tirana ka vetëm 2 çështje për t’u zgjidhur me lojtarët dhe asgjë nuk është shqetësuese.

Po ashtu Halili ka treguar se nuk do të nxitohen me vendosjen e objektivave. Fillimisht do të ndërtohet skuadra dhe më pas do të diskutohet me trajnerin dhe drejtorin e përzgjedhur.

“Tirana ka pasur shumë detyrime të trashëguara, me marrjen e klubit nga presidenti u morën përsipër nga ai.

Nuk jam personi i duhur për të thënë në çfarë gjendje ishte atëherë klubi dhe çfarë gjendje tani.

Janë likuiduar, nga ana sportive kanë mbetur 2  çështje që do i përfundojmë në vazhdim. Nuk e shoh shqetësuese për t’u bërë e madhe. Do bëhet konferencë tjetër për këtë gjë. Janë detyrimet e fundit ndaj 2 lojtarëve dhe nuk është gjë e madhe.

Tirana fillimin e këtij cikli do të ketë objektiv vetëm të ndërtojë projekt të shëndoshë dhe sigurt dhe nuk do nxitohemi. Të shohim çfarë merkato do na sjellë dhe do diskutojmë me trajnerin dhe drejtorin. Objektivi tani është që Tirana të ndërtojë ekipin e saj”, u shpreh ndër të tjera Grent Halili.

Next Post

“The Athletic” paralajmëron: Kujdes nga Shqipëria, në EURO 2024 ata mund të jenë “hirushja”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.