• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MOTO GP, MARQUEZ NE QIELLIN E 7-TE PAS FIRMES ME DUCATIN ZYRTAR

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë është bërë gjithcka zyrtare. nga sezoni i ardhshëm, Marc Marquez do t’i bashkohet Pecco Bagnaia tek  Ducati zyrtar, Tetë herë kampioni i botës do të jetë pjesë e skuderisë “Nuvola Rossa” (me kontratë dyvjeçare) duke lënë kështu Gresinin, pas vetëm një viti.  “I lumtur për të bërë këtë hap të madh”, ka përcjellë piloti spanjoll, përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në të gjitha kanalet zyrtare të Ducatit dhe vetë motoçiklistit. Në fjalët e tij të para, spanjolli është shprehur “shumë i lumtur që mund të përfaqësojë ngjyrat e kuqe të ekipit zyrtar të Ducati në MotoGP, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. “Praktikisht që në kontaktin e parë me Desmo-sedici GP më pëlqeu ngasja dhe menjëherë u përshtata mirë. Që nga ai moment kuptova se qëllimi im ishte të vazhdoja në këtë rrugë, të vazhdoja të rritesha dhe t’i bashkohesha skuadrës, ku Francesco Bagnaia u shpall kampion bote për dy vjet radhazi”. Tetë herë kampioni i botës më pas vazhdoi duke thënë se është një motivim plus, që të hedhë këtë hap të madh duke filluar nga viti 2025, teksa është mirënjohës për besimin që i është dhënë nga Ducati. Tani gjithsesi do të vazhdojmë të argëtohemi dhe të japim maksimumin në atë që ka mbetur nga sezoni aktual, që është prioriteti im për momentin”. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Ducatit, Luixhi Dal Inja, e arsyetoi zgjedhjen e bërë me Marquez, se në këtë mënyrë skuderia e kuqe do të ketë më tepër mundësi për t’u shpallur kampione, gjë që është edhe qëllimi kryesor i shtëpisë motociklistike nga Borgo Pani-gale.

Next Post

Bonucci paksa pesimist: Italia është në grupin e ferrit, nuk e di nëse do të mund të përsërisim suksesin e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.