Shqipëria përballet sot me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024. Nëse pak ditë më parë miqësorja ndaj Lihtenshtejnit shërbeu vetëm për të garantuar minuta loje në këmbët e disa futbollistëve që nuk ishin aktivizuar rregullisht, me ndeshjen e sotme Silvinjo do të shohë më në detaj formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.