• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon vetëm akordi mes klubeve, “ylli” i Napoli drejt Parisit

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është padyshim një prej “yjeve” të skuadrës, mirëpo gjatë kësaj merkatoje vere mund të nisë një “aventurë” të re. “Fantazisti” i Napoli, Khvicha Kvaratskhelia ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe është gati të marrë trashëgiminë e Kylian Mbappe te kryeqytetasit.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes francez, “L’Equipe”, gjeorgjiani është gati të transferohet menjëherë në Francë dhe është në pritje vetëm që klubet të arrijnë akordin, akord ky që nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u gjetur pasi vlerësimet e dy klubeve për lojtari janë shumë të ndryshme.

Te Napoli pretendojnë që në rast largimi të Kvaratskhelia, të përfitojnë deri në 130 milionë euro ndërsa nga ana tjetër, francezët nuk shkojnë përtej 60 milionëve, një diferencë e madhe mes pretendimeve të dy klubeve, por që akordi i arritur nga vetë lojtari mund të sheshojë shumë gjëra duke detyruar palët të gjejnë shifrën perfekte. /i.m /abcnews.al

Next Post

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.