• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO U21/ Shqipëria luan ndeshjen e shtyrë me Malin e Zi, “Shpresat” munden nga një gol në “frymën e fundit”

08/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-21 u mund me rezultatin minimal 1-0 në ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025 ndaj Malit të Zi. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Podgoricës u vendos nga goli i Marko Franeta vetëm në fundin e takimit.

Takimi i shtyrë në 21 nëntor të vitit të shkuar për shkak të kushteve atmosferike nisi në minutën e 27-të. Trajneri Alban Bushi ishte i kushtëzuar për të bërë katër zëvendësime që në nisje dhe në fushë u aktivizuan Smajli, Preka, Pecani dhe Ismaili.

Pavarësisht humbjes Kombëtarja U-21 zhvilloi një ndeshje të mirë dhe shpërdëroi disa raste të mira shënimi.

Kapiteni Pajaziti pati mundësinë më të mirë për të gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shpërdoruan edhe Shpendi dhe Nikaj.

Në fundin e ndeshjes, vendasit, përmes një kundërsulmi të shpejtë arritën që të shënonin golin e vetëm të sfidës me anë të mbrojtësit Franeta.

Pas kësaj humbjeje, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 10 pikë, por me dy ndeshje më tepër se rivalët. Shqipëria U-21 do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”. /FSHF

Next Post

EURO 2024/ “Ylli” i Inter kërkon fitore ndaj “Legjionarëve”: Duhet ta nisim Evropianin me fitore ndaj Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.