Gjermania është gati për datën 14 qershor, për të ngritur siparin e Euro 2024. “Panzerat” mbyllën me sukses fushatën e testeve miqësore, teksa mposhtën me pëmbysje Greqinë me rezultatin 2-1 në një sfidë tepër emocionuese të zhvilluar në stadiumin e Borusia Mynshengladbahut.
Masuras zhbllokoi i pari në minutën e 34-t, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka me Haverc dhe Gros në minutat 56 dhe 89, duke mos zhgënjyer kështu tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.
GOLI I MASURAS: VIDEO
GOLI I HAVERC: VIDEO
GOLI I GROS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL