Ardon Jashari është i fundit nga 26 lojtarët e kombëtares së Zvicrës që do të jetë për në Kampionatin Evropian.
Ardon Jashari (21 vjeç) apo Andi Zeqiri (24)?
Kjo ishte pyetja përpara listës finale të prerë nga selektori Murat Yakin.
Selektori zgjodhi Jasharin, i cili është tre vjet më i ri se ai dhe një mesfushor më shumë, në vend të një sulmuesi tjetër në kombëtare për Kampionatin Evropian, i cili tani ka 26 lojtarë, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.