Mark Andre Ter Shtegen kishte bërë të qartë se kërkonte të ishte ai portieri titullar i Gjermanisë në Europian dhe jo Manuel Nojer. “Nuk e mendoj si Nagelsman” ishin fjalët e portierit të Barcelonës.
Deklarata të cilat hapën diskutimet nëse legjenda e portës gjermane e meritonte përsëri statusin e titullarit apo jo. Në ndeshjen ndaj Greqisë, një tjetër gafë e Nojer solli golin e grekëve me Masuras, pasi portieri nuk kontrolloi mirë topin, duke shtuar zërat për uljen e tij në pankinë.
Por menjëherë pas ndeshjes, Nagelsman bëri të qartë për mediat se nuk kishte asnjë plan të ndryshonte portierin titullar.
“Ai nuk na ka shpëtuar dy herë, por shumë më shumë se aq. Unë nuk do të lejoj asnjë lloj diskutimi, edhe nëse e provojnë të gjithë. Ai ne na siguroi barazimin 0-0 pak ditë më parë. Është gjithmonë e thjeshtë kur ndodh një gabim”, tha trajneri duke mbyllur diskutimet.
PANORAMASPORT.AL