Bayern Munich po përgatiten për një eksod masiv këtë verë, pasi klubi është i gatshëm që të ndajë rrugët me disa emra të mëdhenj gjatë afatit kalimtar veror.
Të paktën gajshtë lojtarë mund të shiten nga bavarezët, sipas raportimit nga Sky Sport Germany.
Ata janë të gatshëm që të dëgjojnë ofertat e duhura për Matthijs de Ligt, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Noussair Mazraoui.
Kimmich së fundmi ishte raportuar se ka tërhequr interesim nga Barcelona, ani pse besohet se ai kishte refuzuar ofertën e tyre të parë, ndërsa Manchester City po ashtu janë të hapur për nënshkrimin e tij.
Reprezentuesi gjerman së fundmi ka thënë se ai do të ketë një diskutim së shpejti me Bayernin në lidhje me të ardhmen e tij.
Teksa Bayerni ndihet që duhet të shesë disa lojtarë për arsye financiare, ata janë gjithashtu në negociata me Alphonso Davies për një kontratë të re, teksa ata gjithashtu janë lidhur me një transferim të verës për Xavi Simons, i cili mund të largohet nga PSG-ja në mënyrë të përhershme.
Pasi e përfunduan sezonin në Bundesliga në vendin e dytë pas Bayer Leverkusenit, presioni është rritur tek Bayerni për t’u rikthyer fuqishëm sezonin e ardhshëm.
Sidoqotë, përpjekja e tyre për t’u rikthyer në krye të futbollit gjerman nën urdhrat e Vincent Kompany mund të dëmtohet nga shitja e disa prej yjeve kryesor të ekipit.