Golashënuesi më i mirë i Napolit, Victor Osimhen, kërkohet nga një sërë klubesh më të pasura në Evropë dhe për këtë arsye “Partenopei” duan të përfitojnë sa më shumë nga kartoni i nigerianit.
Favoriti kryesor për nënshkrimin e nigerianit është Arsenali, por për të blerë Osimhen, klubi londinez do të duhet paguajë 130 milionë euro, raportoi gazetari italian Niccolo Scirra, transmeton GazetaBlic Sport.
Për sulmuesin janë të interesuar edhe Chelsea dhe PSG.
Nëse arrihet një transferim i një shume të tillë, Osimen do të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Napolit.
Në sezonin 2023/2024, Osimeni luajti 32 ndeshje, duke shënuar 17 gola dhe duke bërë 4 asistime në të gjitha garat. Portali Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 100 milionë euro, por Napoli kërkon 30 milionë më shumë për 25-vjeçarin.