Stefan De Vraj është një nga lojtarët që mund të sakrifikohet në merkaton e verës, por mbrojtësi holandez i ka mohuar këto zëra. Nga grumbullimi i “Tulipanëve” ai thotë se zikaltrit janë si shtëpi dhe do të vazhdojë të qëndrojë.
“Kurrë nuk kam thënë se Premier Liga është ëndrra ime. Unë ndodhem në një klub të madh dhe në një kampionat të fortë. Interi është shtëpia ime dhe do të vazhdoj të qëndroj aty. Mbyllëm një vit shumë pozitiv dhe duhet të vazhdojmë kështu. Fitorja e titullit në derbi ishte diçka mbresëlënëse dhe që s’harrohet kurrë”, tha De Vraj.
Ai u pyet gjithashtu edhe për eliminimin nga Champions-i.
“Ne kemi folur shpesh për këtë. Sigurisht që ishte një zhgënjim i madh eliminimi nga Europa. Duhet të kishim bërë më mirë në atë ndeshje, por i tillë është futbolli. U zhgënjyem, por përveshëm mëngët për titullin”, përfundoi mbrojtësi holandez.
PANORAMASPORT.AL