• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shprehet legjenda italiane, Alesandro Del Piero: Nuk jam penduar që qëndrova me Juventusin në Seria B, kisha oferta nga Premier Liga por i refuzova

08/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alesandro Del Piero është dhe do të mbetet gjithmonë një legjendë e klubit të Juventusit. Ai ishte lojtari më i mirë i ekipit bardhezi midis viteve ’90 dhe fillimet e atyre 2000, duke mos e tradhtuar “Zonjën e Vjetër” edhe në momentet e saj më të vështira, kur ra në Seria B.

del piero

Për këtë gjë ai ka dhënë një intervistë për “TalkSport”, ku nuk shprehet fare i penduar në lidhje me këtë vendim:

“Nuk kam asnjë pishman në jetën time. Nuk pendohem për zgjedhjet që kam bërë, duke përfshirë qëndrimin te Juventusi gjatë kohës që ramë në Seria B. Sigurisht që ishte e vështirë, por unë jam ende i lumtur që e kam bërë. Më dhanë shumë para në Torino, më bënë kapiten dhe qëndrova për 19 vjet me atë fanellë, nga parajsa në ferr.

Natyrisht që do të kisha dashur të luaja në Premier Ligë. Sa herë që shkoja në Angli ishte atmosferë fantastike në çdo stadium. Kam pasur mundësinë të transferohem te Njukasëll dhe Mançester Junajtid por në fund vendosa të qëndrojë të Juventusi. Kam qenë një tifoz i klubit që i vogël dhe pastaj u bëra kapiten, nuk mundesha ta leja.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kroacia tregon forcën me Portugalinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.