Për herë të parë në këtë sezon të Formula 1, një makinë Mercedes ka fituar pole position në provat zyrtare.
Në pistën e Kanadasë, ishte piloti anglez, George Russell i cili regjistroi kohën më të shpejtë, 1:12:000 dhe do të niset i pari në garën e së dielës.
I dyti u rendit kampioni i botës në fuqi, Max Vertstappen. Holandezi i Red Bull regjistroi kohë të njëjtë me Rusell, 1:12:000.
Vendi i tretë për pilotin e McLaren, Lando Norris. Zhgënjim për Ferrarin, teksa Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të nisen respektivisht nga vendet 11 dhe 12./abcnews.al