• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Epike/ Iu ndalua largimi nga shteti i tij, si dështoi zyrtarizimi i transferimit të parë të PSG-së në merkaton e verës

08/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG-ja nuk mundi të kompletojë transferimin e parë të verës për një arsye mjaft të çuditshme. Bëhet fjalë për portierin Matvei Sofonov.  

safonov

Sippas ‘Les Parisiens’ raportohet se palët janë afër kompletimit të marrëveshjes për 20 milionë euro të portierit rus, i cili bëhet me dije se do të nënshkruajë kontratë deri në 2029. 

Transferimi tani ka marrë një goditje të përkohshme, pasi “RMC” raporton se portierit të Krasnodarit, autoritetet lokale ruse ia kanë ndaluar largimin nga Rusia për shkak se nuk i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj gruas së tij. 

Safonov dyshohet se ka qenë në procedura ligjore me ish-partneren e tij gjatë tri viteve të fundit në lidhje se kujt do t’i takojë kujdestaria e vajzës së tyre. 

Ndërkohë, portieri ka paraqitur një raport policor ndaj ish-gruas së tij në fund të muajit maj, duke e akuzuar se ia ka vjedhur paratë. 

Të enjten, është marrë vendimi që portieri 25-vjeçar i detyrohet gruas së tij një shumë të konsiderueshme të parave prej 600 mijë eurosh, dhe deri në momentin kur ai bën këtë pagesë nuk do t’i lejohet largimi nga Rusia. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një mesazh i veçantë për të gjithë shqiptarët, ja çfarë shkruhet në autobusin e Kombëtares në Gjermani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.