Tuesday, 28. April 2026
Sport

Do të jetë pjesë e Juventusit, në Itali zbulojnë të ardhmen e mesfushorit shqiptar

GS 09/06/2024 1 Min. Lesezeit

Luis Hasa do të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm. “Tuttomercatoweb” raporton se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur të zbatojnë rinovimin automatik të kontratës. 

HASA

Kështu, Hasa do të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm. Më tej do të diskutohet nëse kontrata mes klubit italian dhe lojtarit 20-vjeçar do të zgjatet përtej vitit 2025. 

Vlen të theksohet fakti se mesfushori me origjinë shqiptare është pjesë e ekipit B të bardhezinjve, me të cilët zhvilloi një sezon pozitiv në Serinë C, ku u aktivizua 32 ndeshje, teksa shënoi 2 gola dhe dhuroi 6 asiste.    

PANORAMASPORT.AL

Hasa, djaloshi nga Peqini që dërgoi Italinë në finale! Mes adhurimit për CR7-ën dhe refuzimit të Totit

Teilen: